“Bombë”- kryetari i Shutkës, e ka rrahur një person në kabinet, Dudush: Janë të montuara

Kryetari i Komunës së Shuto Orizares nga radhët e partisë LSDM është i akuzuar se e ka keqtrajtuar dhe rrahur një person të panjohur në zyrën e tij, pasi që në media dje është paraqitur një audi-incizim në të cilin dëgjohet zëri i kryetarit Kurto Dudush. Portali “Lider”, i cili është pjesë e konsorciumit të media të “Em-media” me pronësi hungareze, thotë se materialet me biseda u janë dorëzuar në mënyrë anonime, nga një fishkëllyes, transmeton Portalb.mk.

Kryetari Kurto Dudush, është kërcënuar me padi për median dhe ka demantuar se kjo ka ndodhur dhe në deklaratë të dhënë për “Fokus”, sugjeron se incizimet janë të montuara.

“Bëhet fjalë për paraqitje përkatëse për shkelje të nderit dhe reputacionit. Bashkëpunimi me kriminelët e kalibrit Senat Jashar, ish i dënuar për vjedhje të armatosur dhe i dyshuar për një sërë tjera veprash si dhunë dhe shkelje të rendit dhe qetësisë publike, nuk do t’i sjellë pikë gazetareske pasi që nga personat e tillë, mund të merren vetëm incizime të montuara. Sikur të kishte pasur të vërtetë në incizim, do të kishte të lënduar”, thotë kryetari Dudush.

Mediumi ka publikuar dje video prej 2 minutave, por pas deklaratave të kryetarit se ato janë të montuara, sot pasdite është lëshuar tërë audio-incizime prej 18 minutave. Ato vlerësojnë se kryetari Dudush i është kërcënuar gazetarit që e ka publikuar, Lupço Zllatev.

Me reagime janë paraqitur edhe nga pushteti, edhe nga opozita. Të gjithë kërkojnë që të hetohet rasti, ndërkaq opozita kërkon dorëheqje nga kryetari Dudush.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button