Wesley Clark, të enjten në Kosovë

Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar lajmëron se Gjenerali amerikan Wesley Clark do të jetë mysafir në mbrëmjen e organizuar nga Fondi Kosovaro-Amerikan për edukim (“Një Mbrëmje me Gjeneralin Clark”), që do të mbahet në ora 19:00, të enjten, me 18 tetor 2012, në Hotelin Emerald në Prishtinë, Kosovë.

Gjenerali Clark është i njohur tek populli i Kosovës për rolin e rëndësishëm në lidershipin e tij për sjelljen e paqes në rajon, kur ai udhëhoqi Operacionin e Forcave të Bashkuara gjatë luftës në Kosovë, si Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë i NATO-s prej vitit 1977 deri më 2000.

Gjenerali Clark për vizitën e tij tha: “Roli që ka arsimi në zhvillimin e një kombi është i një rëndësie tejet të madhe. Fakti që Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim ofron bursa për programe të nivelit master në disa prej universiteteve më të njohura në Amerikë është një rrugë e rëndësishme drejt këtij qëllimi”.

Miriam Parel, udhëheqëse për strategji dhe zhvillim pranë Këshillit Amerikan në Washington DC, ka cekur që edhe tetë studentë tjerë nga Kosova kanë ardhur në SHBA muajin e kaluarl për t’i vazhduar studimet e tyre për nivelin master.

“Ne jemi të kënaqur që kemi pasur mundësinë që nga viti 2005 t’u ofrojmë 59 bursa studentëve të talentuar nga Kosova”, tha ajo./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button