(Video) Falë nuseve shqiptare, fshatarët maqedonas i japin fund beqarisë

Një numër i madh i fshatrave dhe qyteteve maqedonase kanë shumë beqarë, ndërsa vitet e fundit shumë nuse nga Shqipëria kanë ardhur në Probishtip, Dellçevë, Konçe, Koçani, Vallandovë dhe komunat tjera në Maqedoninë Lindore të cilat falë “nuseve shqiptare” ato vazhdojnë të mbijetojnë.

Një storje tjetër të cilën e botuan mediat maqedonse flet për një çift nga Llozova, Shën Nikol, i cili pasi Jovan Gjorgjiev nuk arriti të fillojë jetë martesore me vajza maqedonase, vendosi që fatin ta kërkojë në ndonjë vend tjetër, Shqipëri.

Para rreth dy viteve ai gjeti nuse me emrin Suzana të cilën e solli nga Shqipëria. Ai thotë se ajo është shoqja e tij e jetës. Në kishën e fshatit janë martuar dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre.

Tani kjo familje ka një anëtar të ri, vajzën e vogël me emrin Jovana.
“Emri është dëshirë e nënës, ajo dëshironte ta pagëzojmë Jovana. Gjatë dy muajve të parë më rëndë e kisha gjuhën dhe vështirë i kuptoja, shumë bukur është në këtë familje, thekson Suzana për televizionin Sitel.

Në familjen Gjorgjievi më e gëzuar është gyshja Stojna e cila shprehet se “Nusja është dora e djathtë e vjehrrës. E mirë është, punon, dinë shumë punë, pranon atë që i them, thekson për televizionin Stojna Gjorgjieva./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button