Është zgjatur afati për të gjithë doktorët e mjekësisë të paraqiten në thirrjen e ministrisë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më 30 qershor 2019 është zgjatur afati për të gjithë doktorët e mjekësisë të paraqiten në thirrjen e ministrisë. Ata me licencë për punë duhet të kalojnë gjashtë muaj punë në mbrojtjen shëndetësore primare në shtëpitë e shëndetit, si një nga kushtet për të regjistruar specializimin, transmeton Portalb.mk.

Ky kusht është i domosdoshëm për punonjësit shëndetësor me arsim të lartë në mjekësi – doktorë të mjekësisë të cilët licencën për punë e kanë marrë pas datës 22 maj 2019. Mjekët duhet të kenë mbaruar punë praktike, të kenë kaluar provimin dhe të kenë marrë licencë për punë.

Puna 6-mujore do të realizohet në institucionet të shëndetësisë – shtëpi të shëndetit, spitale të përgjithshme me veprimtari të zgjeruar të cilët ofrojnë mbrojtje shëndetësore primare, si në Ndihmë të Shpejtë dhe në mjekim shtëpiak dhe në shëndetësinë preventive në shkollat parashkollore dhe në patronazhin polivalent.

Thirrja për interes duhet të dorëzohet në Ministrinë e Shëndetësisë me adresë rr. “50—ta Divizija” (Divizioni i 50-të), në numër 14, 1000 Shkup, më së voni deri më 30 qershor 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button