BDI-ja nuk e komentoi largimin e Hajrulla Misinit
Bashkimi Demokratik për Integrim nuk komenton largimin e ish deputetit dhe ish zyrtarit të kësaj partie Hajrulla Misini, i cili konfirmoi largimin e tij nga BDI-ja për shkak të pakënaqësive, transmeton Alsat-M.tv.
Pavarësisht ikjes së Misinit i njohur si komandant Shpati, në partinë e Ahmetit thonë se nuk kanë largime të anëtarëve dhe zyrtarëve. Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta, thotë se në këtë parti kanë filluar proceset për zgjedhje të brendshme dhe së shpejti do zgjidhen të gjitha organet partiake dhe do të shkohet në Kongres. Sipas Bejtës zgjedhjet brenda partiake nuk kanë të bëjnë me “bombat” që publikohen nga El Cheka.
LEXO: BDI i shpalli zgjedhjet partiake për kryetar të degëve
LEXO: ‘Bombë’ e re nga ‘El Çeka’, bisedë për rastin “Monstra”, thuhet se s’ka shenja, s’dihet kush e ka kryer vrasjen
LEXO: Po publikohen “bomba” të reja, Zaev s’i ka dëgjuar, BDI kërkon përgjegjësi nga institucionet