Alessandra Roccasalvo: Ka pasur përparim të jashtëzakonshëm në Kosovë në shumë nivele

Alessandra Roccasalvo, si Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, sot bëri të ditur se do t’i mbaron misioni i saj pesëvjeçar, njofton Portalb.mk.

Ajo krahason Kosovën, si e gjeti dhe si po e lë, duke dominuar ndryshimet pozitive: përmirësimin e kushteve të punëtorëve, përmirësimin e gjyqësorit, rritjen e sigurisë së qytetarëve, mirëmbajtja e objekteve të trashëgimisë kulturore, etj.

“Gjatë pesë viteve të fundit ka pasur përmirësime në institucionet lokale dhe qendrore, ofrimin e shërbimeve, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës”, deklarohet Roccasalvo.

Roccasalvo përkujton projektet e përbashkëta me institucionet lokale e qendrore në Kosovë, si dhe me organizatat, me qëllim përmirësimin e jetës së punëtorëve, veçanërisht të rinjve dhe grave. Theks i veçantë, sipas saj, këto pesë vjet i është dhënë zbatimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, trajnimit e personelit gjyqësor.

“Kemi mbështetur sektorin e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit, hartimin e ligjeve të rëndësishme kundër korrupsionit, krijimin e online bazave të të dhënave për regjistrimin e pasurisë dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas standardeve më të larta”, shprehet Roccasalvo.

Në fund të misionit, Roccasalvo përmend disa aktivitete që për qëllimin kishin rritjen e bashkëpunimit mes kulturave, religjioneve dhe etnive të ndryshme në Kosovë.

“Shumë vendndodhje fetare dhe kulturore në Kosovë janë rregulluar, rehabilituar dhe rinovuar. Ne kemi përkrahur iniciativa fantastike si ruajtja e punimit të filigranit dhe, tani kohëve të fundit, ringjallja e instrumentit antik, okarinës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button