Rama premtoi: Rruga e Arbrit përfundon në vitin 2021

Në fushatën e sotme në Burrel, Rama mbështeti kandidatin e PS për kryetar Bashkie, Agron Malaj, i cili dyshohet se ka qenë pjesë në grupin e zjarrit në ngjarjen e 21 Janarit. Gjithashtu Rama inspektoi Rrugën Arbër, dhe tha se ky projekt do të përfundojë në 2021, njofton ABC News.

Kryeministri Rama vijon fushatën zgjedhore, duke u ndalur në Burrel. Rama në fjalën e tij i tha banorëve të këtij qyteti se mbështet kandidatin e partisë socialiste për  Bashkinë e Burrelit, Agron Malajn, i cili dyshohet se ka qenë pjesë në grupin e zjarrit në ngjarjen e 21 Janarit. Sipas Kryeministrit, drejtësia shqiptare ka provuar se arma e Agron Malaj nuk ka nxjerrë asnjë plumb.

Në fokus Rama vuri dhe ndërtimin e Rrugës Arbër, duke e cilësuar një projekt shumë të rëndësishëm. Kryeministri menjëherë pas përfundimit të fushatës, inspektoi rrugën Arbër dhe tha se kërkonte që kjo punë të përfundojë brenda 2 viteve.

Rruga e Arbrit është një projekt inxhinierik. Kjo rrugë ka 7 tunele, por vetëm 5 të tilla jamë hapur totalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button