PDK-ja do të iniciojë Komision Hetimor Parlamentar për listat e veteranëve ‘mashtrues’

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka njoftuar se nga java e ardhshme partia me të cilën udhëheq ai do të iniciojnë një Komision Hetimor Parlamentar për listat e veteranëve ‘mashtrues’, raporton Zëri.info.

I pyetur nëse do ti dënojë edhe ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e që janë pjesë e PDK-së, Veseli tha që do të jetë i pakompromis ndaj çdo kujt që dëmton interesin shtetëror të Kosovës.

Kështu ai konfirmoi që nuk do të ketë ‘mëshirë’ as për anëtarë të PDK-së e as për familjarë të tij.

“Do të jem i pakompromis ndaj çdokujt që e dëmton interesin qytetar, ndaj çdo njeriu që është mashtrues, që është uzurpator, që është i korruptuat duke nisur nga partia ime, nga do që të jem madje edhe nga familja ime. E kam thënë dhe po e ripërsërisë. Do të jem i pakompromis, ndaj tyre”, tha Veseli në një konferencë me gazetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button