Ish kreu i KQZ zbardh detajet: Këto janë dy datat e mundshme për zgjedhjet pas shtyrjes së 30 qershorit

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume e ka argumentuar si një vendim të sforcuar shtyrjen e zgjedhjeve nga Ilir Meta.

Duke folur për ‘Report tv’, Kume foli edhe për datën e mundshme të zgjedhjeve, nëse anulohet ’30 qershori’ i parashikuar, në sajë të të cilit PS vijon fushatën elektorale, njofton agjencia Sot News.

Sipas Kumes, një datë e mundshme do të ishte midis 15 shtatorit dhe 30 nëntorit të këtij viti.

“Një datë e mundshme do të ishte mes 15 shtatorit dhe 30 nëntorit siç e parashikon Kodi Zgjedhor, por këmbëngul që përcaktimi i kësaj date duhet të jetë rezultat i punës së asaj që duhet të arrijnë forcat politike në ndryshimet që duhet t’i bëjnë ngrehinës ligjore duke nisur nga Kushtetuta te Kodet dhe ligjet”, tha konstitucionalisti.

LEXO: Shtyrja e zgjedhjeve, Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm

LEXO: Paralajmëroi Rama: Dje Ilir Meta humbi të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë

LEXO: Presidenti i Republikës Ilir Meta anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button