Erdogan: Asnjë hap prapa nga marrëveshja raketore S-400 me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia nuk do të marrë asnjë hap prapa nga marrëveshja raketore S-400 me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ka një marrëveshje. Ne jemi të vendosur. Nuk është në konsideratë për të marrë hap prapa prej saj (marrëveshjes S-400)”, u tha Erdoğan dje gazetarëve në Stamboll.

Në vitin 2017, Turqia vendosi të blejë sistemin S-400 pas përpjekjeve të zgjatura pa sukses për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore nga SHBA.

Megjithatë, zyrtarët e SHBA-ve kanë këshilluar Turqinë për të blerë sistemin e raketave Patriot në vend të atij S-400 nga Moska, duke argumentuar se është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s.

Turqia është përgjigjur se refuzimi i SHBA-ve për të shitur ato Patriot ishte shkaku që e detyruan Turqinë të kërkojë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia ofroi një marrëveshje më të mirë, duke përfshirë transferimet e teknologjisë.

“Ne mund të marrin hap për Patriotët, nëse ka një ofertë pozitive siç bëri Rusia”, theksoi Erdoğan, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë pozitive nga ana e SHBA-ve.

Presidenti turk tha se qasja e favorshme është në vetë interesin e çdo vendi, duke shtuar se, “Nëse nuk është kështu, ne nuk jemi të detyruar të blejmë asgjë”.

Sistemi i Rusisë S-400 është sistemi më i avancuar raketor anti-avionësh me rreze të gjata dhe mund të mbajë tre lloje të raketave të afta për të shkatërruar objektivat, duke përfshirë ato balistike dhe të lundrimit.

S-400 mund të ndjekë dhe të arrijë deri në 300 objektiva në të njëjtën kohë dhe arrin lartësi maksimale prej 27 kilometrash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button