Veshjet e Melania Trump në Londër duhet t’i shihni patjetër

Nuk ka “rëndësi” arsyeja e takimit të Donald Trump dhe mbretëreshës Elizabeth II. Gjithmonë vëmendjen e marrin damat. Melania si në çdo rast kishte të gjithë sytë vetëm tek ajo, shkruan Class.

Kur u nis nga Shtëpia e Bardhë, Melania preferoi një fustan Gucci, me printime të vendeve më të famshme të Londrës, por edhe autobusin tipik londinez: i kuq dhe me dy kate.

Zonja e Parë Melania Trump, zgjodhi që gjatë udhëtimit në Londër të vishte një fund të ngushtë dhe një këmishë të markës Burberry.

Ndërsa veshja e tretë, i vuri pikat mbi “i”. Melania goditi në shenjë me fustanin e bardhë deri poshtë gjurit të markës Dolce & Gabbana. Kjo ishte veshja që ajo zgjodhi të takonte Mbretëreshën Elizabeth në Buckingham Palace.

Dhe në mbrëmje Melania zgjodhi këtë fustan të bardhë me doreza, njësoj siç veprojnë edhe dukeshat e pallatit mbretëror.

Class dhe elegancë apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button