Zaev thotë se “fshesa” nuk do të kalojë te ministret e Qeverisë

Gratë ministre në Qeverinë aktuale nuk do të preken nga “fshesa”. Këtë premtim e ka bërë sot kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij në ngjarjen 2 vite qeveri.

Ai ka thënë se gratë do të kursehen sepse apo janë pak.

Aktualisht në Qeveri në pozicione drejtuese janë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ministrja pa portofol e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostolska.

Një vit pas zgjedhjes së qeverisë në Parlament, rikonstruimi i parë u zhvillua kur katër ministra të rinj u zgjodhën në drejtësi, arsim, kulturë dhe një pa portofol për investime të huaja.

Shpallja e rikonstrumit të dytë ka ndodhur para përfundimit të pushtetit dyvjeçar të qeverisë së Zaevit.

Ndryshimet u njoftuan pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve të fundit presidenciale. Kryeministri njoftoi një riorganizim të ri, dhe emrat e ministrave të rinj dhe ndryshimet e tjera të stafit tha se do t’i shpallë deri në mes të muajit.

LEXO: Dy vite qeveri, Zaev: Ne punuam shumë, qytetarët tonë presin Evropa ta mbajë premtimin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button