Festivali i filmit WatchOut!2019 i shpalli fituesit

Festivali i Filmit WatchOut, që do të mbahet nga 6 deri më 9 Qershor, shpalli fituesit e këtij viti.

Fituesit e edicionit të tetë të festivalit që organizohet nga Qendra LOJA, që vijnë nga Spanja dhe Kosova janë të përzgjedhur nga një konkurrencë e ngushtë prej 402 aplikimesh.

Vendi i parë në kategorinë e filmit të shkurtër i takoi filmit  “Grandpa Fire” i Alfonso O’Donnell Gonzalez de Castejon, nga kategoria e filmit dokumentar fitues u shpall  “La Fiebre del oro” i autorit Raúl de la Fuente dhe në kategorinë e filmit të animuar është “Eusebio80” – Jesús Martínez nga Iván Molina.

Çmimi për arritje të jashtëzakonshme “Special Mention”, i është dhënë filmit ‘Fence” – nga  Lendita Zeqiraj.

Juria profesionale e sivjetshme e festivalit  ishte e përbërë nga dy artist lokal dhe një ndërkombëtar si,  Agnes Nokshiqi- artiste nga Prishtina , Fabian Langer- artist gjerman dhe Meto Jovanovski- aktor nga Shkupi.

Hapja e festivalit bëhet me 6 qershor, nga ora 20:00 në amfiteatrin e vendosur në oborrin e Shtëpisë Memoriale të Partisë Komuniste në Tetovë dhe i njëjti do vazhdoj deri më 9 qershor, në të njëjtin termin kohor.

Përveç programit zyrtar, ka dhe shumë aktivitete të tjera që përfshijnë punëtoritë për të rinjtë mbi film-bërjen, takime me artist dhe debate për ndikimin e qendrave kulturore në reformimin e shoqërisë, një dedikim ky për 20 vjetorin e ekzistimit të Qendrës Loja, që shënohet këtë vit.

Për më shumë detaje nga Festivali mund të gjeni në lidhëset më poshtë:

https://www.facebook.com/events/1112841138912437/

https://www.facebook.com/WatchOutFilmFestival/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button