Johannes Hahn: Shqipëria të zbatojë reformat mbi sundimin e ligjit

Pakoja e zgjerimit e Komisionit Evropian u prezantua së pari në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Komisioneri Johannes Hahn, duke rekomanduar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, theksoi se pavarësisht vështirësive në Ballkan, vendet kandidate kanë shënuar përparime thelbësore. Mbetet shumë për të bërë, tha Hahn, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, por Bashkimi Evropian duhet të mbajë pretimet e bëra ndaj vendeve kandidate, transmeton Shekulli. Hahn u shpreh se: Shqipëria po ecën me reformat, mund të përmendim reformën në drejtësi dhe procesin e patjetërsueshëm të vettingut. Gjithashtu Maqedonia e Veriut ka vijuar me reformat duke arritur dhe një marrëveshje historike me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ka arritur dhe një marrëveshje me Bullgarinë që siguron marrëdhënie të mira fqinjësore. Është shembull i shndritshëm për të gjitha shtetet e tjera. Të dy vendet kanë dhënë rezultate mbi reformat dhe ato që u kemi caktuar në 2018. Me këtë bazë ne rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithsesi ato duhet të qëndrojnë të besueshme dhe të ecin pozitivisht në çështjet e zbatimit të reformave. Duhet të vazhdojnë të implementojnë reformat mbi sundimin e ligjit, ky është kushti më i veçantë për ta që të ecin përpara në rrugën evropiane”. Gjatë takimit me eurodeputetët u theksua se Brukseli duhet të konfirmojë arritjet e të dy vendet pasi kjo lidhet me besueshmërinë e BE-së. Komisioneri Hahn theksoi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të luftojnë me urgjencë papunësinë, pasi ky fenomen ka nxitur migracionin si dhe normë të ulët lindshmërie. Nga pikëpamja gjeostrategjike, komisoneri nënvizoi ndërhyrjen e Kinës me investime në Ballkan që nuk merr parasysh gjendjen ekonomike e financiare të vendeve ku investon. Hahn: Kemi arritje historike, ka shumë sfida që mbeten. Duhet ti japim merita vendeve, por sigurisht do të duhet të japin sërish rezultate. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ecur pozitivisht me rekomandimet për hapjen e negociatave, duhet të ecet më tej me çështjet problematike, duhet të ketë rezultate më të qëndrueshme për çështjet kryesore, fillimisht për sundimin e ligjit. Paketa jonë kërkon vazhdimin e eksportimit të stabilitetit, nuk mund të importojmë në BE problemet mes fqinjëve. Është urgjente për vendet e Ballkanit Perëndimor që të shënojmë progres në çështjet e pajtimit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Një çështje tjetër është ekonomia, ekonomia në Ballkanin Perëndimor ka ende shumë dobësi për të marrë avantazh të plotë mbi avantazhet që ne u japim. Duhet të luftojnë papunësinë, zhvillimi ekonomik është i rëndësishëm për të forcuar stabilitetin demokratik. Problem është niveli i lartë i emigracionit dhe shkalla e ulët e lindshmërisë. Në kushtet që BE mbetet partneri më i madh tregtar i Ballkanit Perëndimor ne duhet të kemi një farë konkurrence me bizneset kineze, prania e të cilave mbetet ende e madhe në Ballkanin Perëndimor. Duhet të rrisim qasjen e këtyre vendeve në tregun e BE-së dhe të luftojmë palët e treta që interferojnë në marrëdhënien tonë”. Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, komisioneri theksoi nevojën për arritjen e një marrëveshje të detyrueshme ligjore për të dy vendet si dhe nënvizoi se vendosja e tarifave nga ana e Kosovës ndaj mallrave serbe e ka dëmtuar dialogun.

Mogherini: Integrimi është i bazuar tek merita

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, theksoi edhe njëherë, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur të gjitha detyrat e lëna nga BE dhe është radha e kësaj të fundit të njohë arritjet. Deklaratën e bëri në një konferencë të përbashkët me komisionerin Hahn pas prezantimit të paketës së zgjerimit nga Komisioni Evropian. Mogherini tha se: Në Shqipëri theksoj zbatimin mbresëlënës të reformës në drejtësi. KE rekomandon për herë të dytë çeljen e negociatave me Shqipërinë. Një rekomandim i bazuar në një vlerësim solid. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë pjesën e tyre të punës dhe tani është radha e BE për të përmbushur dhe bërë pjesën e vet, rekomandimi ynë do të shkojë në Këshill, topi ynë do të kalojë te Këshilli. Ne themi që procesi i zgjerimit është proces i bazuar te merita. Kur vlerësojmë meritat në mënyrë objektive ato duhen njohur. Duke mos njohur këtë lloj progresi objektiv do të dëmtohet besueshmëria e BE në rajon dhe më tej. Mosnjohja e këtyre reformave dhe arritjeve që janë bërë do të minojnë stabilitetin dhe do të shkurajonin reformat e mëtejshme dhe në veçanti do të sillnin dhe një element desiluzioni në rajon dhe BE”.

28

Janë 28 vende anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të marrin një vendim unanim në lidhje me hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Problem mbeten vendet skeptike të cilët janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

Eduard Kukan: Në Shqipëri është një situatë e tensionuar politike

Gjatë raportimi të tij në Komitetin për Politikën e Jashtëm, deputeti Eduard Kuakn vuri në dukje situatën e tensionuar politike, duket kërkuar që palët të dalin mbi interesat e tyre. Ai tha se:  Faleminderit për gjithçka që keni bërë këto vite. Unë mendoj se klishetë mund të dalin si deklarata zyrtare. Për këtë fakt unë të falënderoj sepse ju e keni kaluar ketë gjë. Raporti ishte Thrilleri i këtij viti. Unë e kam inkurajuar koleget e Ballkanit që  bëjnë reforma. Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut e meritojnë integrimin. Ne duhet të kemi më shumë rezultate dhe më shumë procese të mëparshme. Të gjithë kolegët duan arsyet e tyre për Maqedonie dhe për të materializuar rrugët e tyre. shqipëro ka një situatë të tensionuar. Por varet nga elita politikë që të dalin mbi interesat politike dhe të bëjnë vendimi për interesin e shqiptare. Sepse ata e meritojnë këtë gjë. Duhet të shikojmë instrumentet për të përdora një presion pozitiv për kolegët në Ballkan. Në të kundër kam frike se kredibiliteti do të iki më larg.

Alle Wahlner: Secili shtet të vlerësohet me vete

Kjo ishte hera e parë që Knut Fleckenstein mungoi në Parlamentin Evropian, aty ku u prezantua progres – raporti për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në vend të Fleceknstein ishte Alle Wahlner, raportuesja e re për Shqipërinë në Parlamentin evropian. Ashtu si Johannes Hahn ajo bëri thirrje që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Kemi parë progres, sidomos marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Vendet e BE duhet të marrin një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Uroj që të merret një vendim pozitiv. Nuk shohim asnjë arsye për të vonuar këtë vendim, pasi kriteret janë plotësuar. Iu kemi kërkuar arritje, detyra, ata i kanë plotësuar. Mali i Zi dhe Serbia duhet të ecin para me reformat. Dy eurodeputetët, i kanë kërkuar Këshillit të Ministrave që në qershor të hapen negociatat” tha Wahlner.

Roth: Situata politike duket e ndërlikuar

Ministër për Evropën, në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth në një shkrim për mediat gjermane ka komentuar situatën në Ballkan. Duke u ndalur tek Shqipëria, Roth ka dënuar sjelljen e opozitës, duke theksuar se ajo po përpiqet që të japë një realitet tjetër  nga ai që ekziston. Sipas Ministrit të Jashtëm gjerman, politika e përgjegjshme e opozitës, s’mund të mbulojë atë çka arritur Shqipëria, duke e këshilluar që të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në garën politike të ideve në Parlament. “Në Shqipëri situata duket, në pamje të parë e ndërlikuar. Kjo për arsye se opozita ka arritur të prodhojë pamje dramatike – në vend që të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në garën politike të ideve në Parlament. Kjo politikë obstruktive dhe e papërgjegjshme nuk mund mbulojë gjithë atë që vendi ka bërë”, shprehet zoti Roth. Më pas, Ministri i Jashtëm gjerman flet edhe për reformën në drejtësi, duke thënë se i gjithë procesi po ndiqet nga ekspertë evropianë. “Në kuadër të reformës në drejtësi po verifikohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët për integritetin e tyre. Ky është një proces unik në nivel botëror, që ndiqet nga ekspertë evropianë”, Roth.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button