Aleanca për Shqiptarët: Operacionet kardiokirurgjike dhe nevoja për “fshesë” te Fondi i shëndetësisë

Departamenti i Shëndetësisë i Aleancës për Shqiptarët kërkon nga Prokuroria të merret me, siç thonë ata skandal të Fondit të Shëndetësisë. 

“Nga burime të sigurta, Fondi i shëndetësisë në katër sy rrit çmimet e operacioneve kardiovaskulare për 15-30% duke e arsyetuar këtë veprim si pasojë e “inflacionit kumulativ”, që d.m.th. ka pasur ndikim rritja e çmimeve të materialeve harxhuese të intervenimeve kardiokirurgjike në nivel botëror.” thuhet në reagimin e partisë.

Më tej, siç thonë nga ASH-ja, “kjo edhe mund të jetë e vërtetë dhe e logjikshme, por rritja e këtyre çmimeve dy here brenda një viti na bën të dyshojmë për skandal të radhës”

“Duke vlerësuar ngrirjen e çmimeve të intervenimeve tjera me dekada si dhe ndarja e mjeteve të majme për këto intervenime nga ana e Fondit drejt xhirove të spitaleve private “Axhibadem” (6.5 milion euro) dhe “Zhan Mitrev” (9.1 milion euro) për vitin 2018. Poashtu duhet vlerësuar se çmimi i këtyre intervenimeve ka arritur nivelin e njëjtë ose i ka kaluar ato të spitaleve në regjion, si Bullgari, Serbi, Turqi etj. ku standardi i jetesës ka dallim të madh me atë të Maqedonisë së Veriut.” reagon ASH.

Departamenti i Shëndetësisë i Aleancës për Shqiptarët kërkon urgjentisht me këtë skandal të merret Prokuroria dhe “fshesa e Zaevit”, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë të sqarojë opinionin deri ku është projekti i “keq nisur i kardiokirurgjisë shtetërore dhe pse derdhen kaq mjete nëpër spitale private e nuk investohet në kuadër dhe infrastrukturën e kardiokirurgjisë shtetërore si dhe kur do të prezantohen rezultatet e para dhe cost benefit i migrimit të kardiokirurgjisë pediatrike nga shëndetësia publike në atë private në kuadër të projektit jo të definuar mire partneriteti publiko-privat.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button