Zyrtare: Thorgan Hazard u transferua te Dortmundi

Thorgan Hazard ka ndryshuar klub, por jo edhe kampionatin elitar të Gjermanisë.

Vëllai i Eden Hazardit më nuk është pjesë e skuadrës së Borussia Moenchengladbachut, por e rivalëve të tyre lokal, transmeton Telegrafi.

Mesfushori belg ka nënshkruar kontratë të vlefshme pesëvjeçare me ekipin e Borussia Dortmundit, i cili përfundoi i dytë këtë sezon në Bundesliga.


“Jam krenar që do të luaj për Borussia Dortmundin. Ky është një klub madh me tifozë të pabesueshëm”, ka thënë ndër të tjerash lojtari për ueb-faqen e klubit.

Theksojmë se për shërbimet e lojtarit ishin të interesuar shumë klube evropiane, por që në fund përzgjodhi të kaloj te Gladbachu.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 141 paraqitje për milionerët dhe ka realizuar 30 gola në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button