Skandali me rusët, ka dhënë dorëheqje zv/kancelari austriak Strache

Zëvendës-kancelari i Austrisë, njëherësh lider i partisë Liberale të Djathtë (FPO), Heinz-Christian Strache, dha të shtunën dorëheqjen e tij nga posti, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai dha dorëheqjen nga të gjitha postet që mbante, përfshirë edhe kreun e partisë. Lideri i të djathtës ekstreme, quajti video-incizimin e publikuar të premten në mediat gjermane si një “sulm ndaj jetës së tij politike”.

“Gjatë takimit të sotëm me kancelarin Sebastian Kurz, dhashë dorëheqjen time”, tha Strache në një prononcim për mediat.

Ai thotë se bëhet fjalë për një gabim të tij, dhe se situata e krijuar nuk duhet të ndikojë në koalicionin qeverisës.

Në mediat gjermane të premten u publikua një video nga vera e vitit 2017, në të cilën shfaqet Strache së bashku me nënpresidentin e partisë, Johan Gudenus, duke i ofruar një ruseje të pasur punë shtetërore në këmbim të mbështetjes financiare për partinë e tij.

Në pamjet e publikuara ai pohon se disa tenderë do të mund t’i jepen Rusisë në rast ndihme për fushatën zgjedhore të partisë së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button