4 vjet s’ka përgjigje se kush e porositi “Lagjen e Trimave” në RMV

Më 9 maj u mbushen katër vjet nga përballja e armatosur në “Lagjen e Trimave“, lagje në qytetin e Kumanovës, Maqedonia e Veriut, në afërsi të kufirit me Kosovën. Të shtënat zgjatën dy ditë, me ç’rast tetë anëtarë të Ministrisë për punë të brendshme e humbën jetën, ndërsa dyzet u plagosën rëndë, shkruan Meta.

LEXO: 4 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës

Në të njëjtën kohë, në përleshjen e armatosur përveç tetë anëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 anëtarë të grupit të armatosur.

Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga 37 të akuzuar për terrorizëm dhe organizim terrorist, 33 persona u dënuan për veprat penale, ndërsa për 4 persona është marrë vendimi për lirim. Gjykata penale dënoi tetë persona me burg të përjetshëm, ndërsa 13 të pandehur u dënuan me nga 40 vjet burg. Me 20 vjet burg janë dënuar pesë të pandehur, me dy vjet më pak u dënua një i pandehur, ndërsa nga dy të pandehur morën dënim prej 14, 13 dhe 12 vjet burg.

Në nëntor 2017, Qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi të hapet hetim ndërkombëtar për rastin “Lagja e Trimave”. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi që bashkësia ndërkombëtare ishte informuar dhe se po kërkohen mënyra për të zbatuar hetim ndërkombëtar për rrethanat e pasqaruara që ndërlidhen me ngjarjet në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës.

Por kush dhe përse porosit gjakderdhje në Lagjen e Trimave edhe pas katër vitesh s’ka përgjigje

Familjet e tetë policëve të vrarë pyesin se kush i la ata në baltë të dashurit e tyre, kur në vend se t’i informojnë që ndaj tyre është përgatitur pritë nga 40 persona “të armatosur deri në dhëmbë”, u kanë thënë se janë duke shkuar për të kontrolluar objekte në të cilat dyshohet se ka dilerë të drogës. Pas vdekjes ata u dekoruan me “medalje për trimëri”.

Ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski tha se duhet të hetohet nëse ajo ngjarje ishte e organizuar vetëm për të ndaluar transmetimin e “bombave”, gjegjësisht bisedat e përgjuara të cilat ishin lëshuar publikisht nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev.

“Ekzistojnë indikacione se kjo ishte organizuar për të parandaluar bomba dhe kjo duhet të hetohet”, deklaroi Spasovski

Tani për tani, nga Prokuroria Speciale nuk ka shpresë që e vërteta do të vijë së shpejti.

“Ka disa indikacione për atë se çka dhe si ka ndodhur në ngjarjet e Kumanovës, por PSP ende s’ka gjetur biseda sipas të cilave mund të vendosë juridiksionin mbi atë lëndë, ka disa indikacione dhe po bëhet hetim paraprak, por do të jetë shumë vështirë për ta thënë, nëse dhe kur do të bëhet dhe nëse kjo lëndë do të merret”- deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button