Ivanov nga Qeveria ka kërkuar pension, zyrë, vozitës dhe sigurim

Presidenti në ikje i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov deri te Shërbimi për punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta ka dorëzuar kërkesë për huazim të kabinetit. Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta e ka rishikuar kërkesën dhe pas të njëjtës ka dhënë mendim pozitiv, sepse buxheti për zyrën përfshin 8 për qind nga buxheti vjetor i kabinetit të presidentit, që është në pajtim me ligjin ekzistues, informon 1TV, transmeton Portalb.mk.

Ivanov deri në fund të jetës do të shfrytëzojë pension mujor prej rreth 100.000 denarë, vozitës dhe sigurim personal.

Ndërsa se ku do të ketë lokacionin e zyrës, ende nuk dihet.

Gjorge Ivanov në vilën e preidentit ka hyrë më 12 maj 2009, atje ka qëndruar dy mandate, gjegjësisht 10 vjet, me të cilët u bë president me stazhin më të gjatë në historinë e Maqedonisë së Veriut.

Karrigen e presidentit e mori nga ish-presidenti, Branko Cërvenkovski, ndërsa të dielën do t’ia dorëzojë Stevo Pendarovskit.

Ivanov sot e miraton ditën e tij të fundit në karrierën e tij si shef i shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button