Berisha paralajmëron Ramën: Do takosh ferrin në zgjedhje pa opozitën!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të tërhiqet nga mbajtja e zgjedhjeve lokale pa opozitën sepse në në të kundërt ajo ditë do të të jetë dita e ferrit e tij, transmeton Gazeta Blic.

Në RTV Ora, Berisha tha se Rama nuk duhet të provojë në atë shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë.

Berisha: Synimi bazë janë zgjedhjet dhe zgjedhjet do tu japin përgjigje çështjeve të tjera.

Zheji: Nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor?

Berisha: Në asnjë mënyrë.

Zheji: Sa do ti shtyjë qeveria tranzitore nëse realizohet?

Berisha: Data e shtyrjes do të objekt i diskutimit të marrëveshjes nëse vjen marrëveshja. Nëse nuk ka marrëveshje do të ketë përplasje. Ose marrëveshje, ose përplasje.Nuk ka njeri që të pranojë shuarjen dhe të mos luftojë me të gjitha mjetet për ekzistencën. Opozita do të mbijetojë, ka një kauzë të drejtë.

Kauza e opozitës ka mbështetjen më të fuqishme të mediave ndërkombëtare. I kuptoj kancelaritë që nuk mbështesin djegien e mandateve por asnjëra prej tyre nuk kundërshton argumentat që ne paraqesim.Kjo është një situatë e vështirë. Mungesat e gjykatave bëjnë opozitën fiktive dhe të paqenë.

I takon opozitës që të bëjë gjithçka dhe çdo sakrificë që qytetarët të votojnë të lirë.Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Edi Rama të mos e shndërrojë në ditë ferri atë ditë. Qytetarët dalin të votojnë por ajo do të jetë dita e ferrit e Edi Ramës. Edi Rama nuk duhet të provojë në atë shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë.Nuk duhet të shkojë deri aty se do të takohet me ferrin.

Sulo: Mos ndoshta Rama nuk tërhiqet si pasojë e precedentit tuaj në 2009?

Berisha: Asnjë krahasim. Edi Rama nuk ka paraqitur dot para drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtare një shkresë të veçantë. Sali Berisha vendimin e gjykatës nuk e kthente kurrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button