(VIDEO) Shokoi me zërin dhe 245 kilogramët e tij

Para anëtarëve të show-it “X Factor”, prifti Fredi Kombs u paraqit në karrocë të cilën e shtynte gruaja e tij Kej. Britni Spirs, Demi Lovato, Simon Covel dhe L.A Reid u shokuan nga trashësia e tij, shkruajnë mediat britanike.

Por, 41 vjeçari nga Tenesi, Karolina Veriore, i rëndë 245 kilogramë, shpejt i mahniti me “zërin e tij hyjnor”, pas interpretimit emocional të këngës “Wind Beneath My Ëings” të Bet Midler, në rrethin e fundit të audicionit.

“Unë nuk besoj se meriton të jesh i ngatërruar në atë karrocë. Unë do t’ju mbështes nëse ktheheni”, i tha Simon Kovel, pas çka ia dha votën për të hyrë në rrethin e ardhshëm të garimit.

Britni Spirs komentoi se zëri i tij është “fascinues”, ndërsa Demi e quajti “zë të fortë, të bukur”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button