Strugë, vazhdon shqipja e çoroditur te Pallati

Edhe pse po kalon viti nga denoncimi që gazeta ”Koha”i bëri rastit me tabelën problematike në rrafshin gjuhësor të vendosur në Pallatin e Kulturës nga Drejtoria e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë.

Deri tani rezulton që nuk është marr asnjë veprim konkret nga institucionet përkatëse për spostimin e saj apo zëvendësimin me një tabel tjetër ku gjuha shqipe të figuroj në mënyrë korrekte dhe pa gabime ortografike.Drejtoresha e Pallatit të Kulturës ,Slobodanka Poposka në disa raste për këtë cështje ka thënë se për tabelën duhet të kujdesen ata që e vendosën nga Drejtoria MSP.

Ndërkohë nga Drejtoria MSP thonë se tabela është vendosur në objektin e Pallatit të Kulturës dhe spostimi do të duhet ta bëjnë zyrtarët e Pallatit të Kulturës.Pa marr parasysh arsyetimet e njërës palë apo tjetrës ajo që duket është se në hyrje të Pallatit qëndron një tabelë njoftuese  e shënuar  në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht që ka ngjallur edhe  reagime të qytetarëve strugan.

Sepse ajo që bie në sy menjëherë është se përshkrimi në dy gjuhët, atë maqedonase dhe angleze, respekton drejtshkrimin e këtyre gjuhëve dhe tregon se ata që e kanë vendosur këtë tabelë kanë pasur një kujdes të veçantë për çdo detaj të shënimit në fjalë në këto gjuhë.

Ndërsa për gjuhën shqipe duket sheshit se nuk është kushtuar një vëmendje e duhur dhe në tabelën njoftuese përshkrimi ka dalë i çoroditur dhe lehtësisht i kuptueshëm që është përdorur ”Google” si ndihmë në përkthimin e shënimit i cili duket kështu: QENDRA KULTURORE AND SHTËPINË E POEZISË ”VËLLEZËRIT MILADINOVCI”, përshkrimi që fletë vetë për atë se sa respektohet shqipja nga institucionet shtetërore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button