Shqipëri, AK akuzon Berishën për privatizimet

Kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu sulmoi ashpër Kryeministrin Sali Berisha dhe Qeverinë e tij për privatizimet ne energjitike, miniera e hidrokarbure.

Gjate nje takimi me eksperte e sindikaliste, lideri i Aleancës akuzoi shefin e qeverise dhe ministrat për afera korruptive me kontratat koncensionare.

“Jam këtu për t’i bërë thirrje publikut dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të mos lejojnë në këto 7 muaj të fundit të mandatit të shtetasit Sali Berisha, të firmoset asnjë privatizim dhe koncesion për pasuritë kombëtare. Nuk kemi më një Qeveri sovrane, ne kemi një shtetas të marrë peng nga afera, të cilat çdo ditë ai bën llogari milionëshe”, thotë Spahiu.

Duke sjell ne vemendje procesin e privatizimit te kompanise ‘Albpetrol’, zoti Spahiu tha se me këtë kontratë, Kryeministri Berisha po kryen aktin e radhës të tradhetisë ndaj Shqipërisë. 

“Të privatizosh tokën dhe nëntokën e Shqipërisë, pasuritë kombëtare është vepër penale dhe ky njeri ka zgjedhur rrugën dinake të hedhjes së gurit dhe të fshehjes së dorës. Vendimet dhe krimet i kalon në Parlament, në përgjegjësi kolektive, që nesër të mos shkojë në bankën e të akuzuarve dhe askush të mos përgjigjet, sepse do të thotë që e votoi Parlamenti. Dhe e dini cfarë do të bëjë? Atë ditë nuk do të shkojë në Parlament, se sa herë që kryhet një krim ai nuk shkon në Parlament”, tha Spahiu. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button