“Jam 110 vjeç, sepse lash cigaren kur isha 104 vjeç”

Një nga gratë më të vjetra në Britaninë e Madhe ka festuar ditëlindjen e saj të 110 – dhe beson se ka jetuar kaq gjatë për shkak se hoqi dorë nga pirja e duhanit gjashtë vjet më parë.

Dorothy Peeli mbushi 110 vjeç javën e kaluar – por ajo beson se për të arritur këtë moment historik ka qenë vendimtar heqja dorë nga duhani, kur ishte 104 vjeç. Peeli jeton në një azil, dhe ende i gëzohet ndonjë gote uiski, thuajse çdo ditë.

Por, 110 vjeçarja insiston se shëndeti i saj i mirë vjen edhe sepse ajo nuk pi uiski para orës 7 të mbrëmjes. Ndaj, asnjëherë nuk është vonë!. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button