Qeveria e RMV-së do ta rinovojë shkollën fillore dhe të mesme në Pustec të Shqipërisë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) ka sjellë vendim që ta rinovojë shkollën fillore dhe të mesme në komunën e Pustecit të Shqipërisë, transmeton Portalb.mk
Siç njoftojnë nga Qeveria, është rezultat i raporteve të mira ndërmjet RMV-së dhe Shqipërisë, dhe është pjesë e vendimeve të seancës së përbashkët që u mbajt vitin e kaluar në Pogradec.
Nga atje njoftojnë se rinovimi i shkollës ishte kërkesë e komunitetit maqedonas që jetojnë në Pustec.