Dimitrovi për sloganin e Siljanovskës: Drejtësi në fakt do të thotë “mosndëshkim i partisë”

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, e ka komentuar sloganin e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska, e cila ka kërkuar besimin e qytetarëve duke u premtuar drejtësi. Sipas Dimitrov, është kontradiktore që pas publikimit të “bombave” drejtësi të premtoj kandidat nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

“Jam duke shkuar për në takimin e mëngjesit dhe i shikoj billbordet “Drejtësi për Maqedoninë”. Në shikim kjo duket shumë kontradiktore që kandidatja e grupit, qëllimi themelor i të cilit që nga dita kur e dëgjuam bombën e parë e deri sot është të shmangë përgjegjësinë personale, qoftë edhe nëse kjo nënkupton sulm mbi Kuvendin apo rrënim të shtetit tënd, të kenë bërë slogan të këtillë. Për ta kuptuar, duhet të përdoret fjalori i tyre special. Drejtësi donë të thotë mosndëshkim, kurse Maqedonia donë të thotë partia. Slogani në realitet është “Mosndëshkim për partinë”. Ose edhe më saktësisht, për një rreth të ngushtë njerëzish nga kreu i partisë. Atdheu këtu për fat të keq është vetëm peng dhe asgjë më shumë” ka shkruar Dimitrov në fb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button