Rama i kujton kodin penal Bashës dhe Kryemadhit: Burg kush prish zgjedhjet
Nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte foli edhe kryeministri Rama, i cili u ndalë gjatë për marrëdhëniet me opozitën në Kuvend dhe atë jashtë Kuvendit. Rama i kujtoi drejtuesve të PD dhe LSI kodin penal që dënon me burg ata që pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve, transmeton Top Channel.
Gazi lotsjellës është protokoll uniformë për të gjithë vendet dhe aty ku nuk funksionon si në Paris, Athinë, e kudo tjetër, kërcet dajaku, Kurse këtu jo. Këtu dajakun e ha policia. I ka dëgjuar gjithë bota marrëzitë e tyre dhe përsëri sot janë në rrugë ata. Tani për çfarë kanë dalë?! Se për çfarë kanë dalë, ajo dihet. Kanë dalë në rrugë se nuk vinë në zgjedhje se po të vijnë në zgjedhje, dalin ashtu siç hyjnë. Po kanë dalë në rrugë dhe thonë, ju me leni votat, ndërkohë që në vitin 2017, një problem kishin, si të ruanin votat se do ua blinte ‘fallxhorja’”, tha Rama.