Nikollovski ka shpifur kundër vëllait të Zaevit, por nuk do të duhet t’i paguajë 30.000 denarë dëmshpërblim

Gjykatësja e Gjykatës Themelore Shkupi 2, Keti Germanova bashkë me dy gjyaktës të jurisë, ka miratuar vendim, sipas të cilit, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, ka shpifur kundër vëllait të kryeministrit, Zoran Zaev, Vice Zaev, në lidhje me atë se ka deklaruar se ai ëhtë biznes faktori kryesor, njofton Portalb.mk.

Gjykata ka konstatuar shpifje në njërën pjesë të deklaratës, por nuk ka vendosur që ta ndëshkojë Nikolloskin me 30.000 denarë dëmshpërblim, të cilën e kishte kërkuar Vice Zaev, pasi që sipas tij, i është dëmtuar reputacioni dhe nderi..

Ndryshe, Vice Zaev, e ka paditur Nikollovskin për deklaratë telefonike në debat televiziv, në të cilin në pyetjen çka janë vlera perëndimore për VMRO-DPMNE, ai thotë se sigurisht nuk janë tenderë të manipuluar për vëllanë e kryeministrit Vice Zaev.

Ndërsa nga Libertas u transmetua një deklaratë nga Nikollovski: “Është nën nivelin tim, për të kërkuar falje nga Vice Zaev”, pasi ai paraprakisht i ka dhënë kohë prej 3 ditësh që ta dëshmojë se fiton tenderë të manipuluar.

“Deklarata se, me tenderë dhe biznese të manipuluar, paditësi Vice Zaev është bërë faktori kryesor i biznesit në vend është trillim dhe qëllimi është të dëmtohet nderit dhe reputacioni i paditësit, por edhe për të fyer dhe dëmtuar anëtarët e familjes së tij”, ka thënë avokati i Vice Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button