Clinton në tetor vjen në Kosovë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, më katër tetor priitet ta vizitojë Kosovën.

Burime të Gazetës “Lajm” të afërta me presidencën, kanë bëre të ditur se ajo pritet të marrë pjesë ne një konferencë për rolin e grave, të organizuar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

“Ne ketë konferencë, të cilën do ta organizojë presidentja Atifete Jahjaga, pritet të marrin pjesë rreth 300 gra te suksesshme nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë sekretaren Clinton, gjithashtu edhe ministre dhe zyrtare të tjera të larta nga shume shtete të botës”, ka thënë ky burim. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button