Gjendet filmi i parë kolor në botë, nga viti 1902

Në një muze në Bradford të Britanisë së Madhe janë gjetur xhirimet më të vjetra filmike me ngjyra. Shiritat filmikë që i takojnë vitit 1902 kanë mbetur më shumë se një shekull të pavënë re në arkivin e muzeut nacional të medias, njoftoi muzeu në Bradford.Xhirimet në fjalë i takojnë fotografit dhe zbuluesit britanik Edward Turner dhe tregojnë, veç tjerash, fëmijët e tij duke luajtur me luledielli dhe një peshk të artë.

Si transmeton Albinfo, me këtë zbulim xhirimet e Turnerit bëhen më të vjetrat në kolor. Deri më tash si më të vjetrat konsideroheshin ato të Kinemacolor, nga viti 1909.

Lajme të ngjashme

Back to top button