Linda Halimi ndërron mbiemrin, e bën Edwards

Këngëtarja kontraverse shqiptare, Linda Halimi, ka bërë të ditur se ka ndërruar mbiemrin e saj dhe ka marrë mbiemrin e të fejuarit Big D, emri i vërtet i të cilit është Davon Edwards.

Linda gjatë një bisede me Albana Osmanin në emision “Poke” në Top Channel ka bërë të ditur se ata janë të kurorëzuar, por dasmë nuk kanë bërë.

“Mbiemrin e kam ndërruar, në pasaportë do të jetë mbiemri i të fejuarit kurse Linda Halimi do të jetë mbiemri artistik”, tha ajo.

Linda tha se dasmën pritet ta bëjnë gjatë vitit të ardhshëm dhe se ka premtuar se do të jetë ajo e para e cila do të publikojë fotot e dasmës me amerikanin e saj.

Linda po ashtu ka folur edhe për biznesin e saj që ka të bëj me qendrën e dobësimit. Ajo ka thënë se vetë ka rënë për 35 kilogram në peshë.

Ajo shtoi se klientë në qendrën e saj të dobësimit janë edhe shumë këngëtarë e këngëtare të estradës kosovare.

Lajme të ngjashme

Back to top button