Ministri Dimitrov është optimist: Deri kah fundi i vitit do ta kapim trenin për në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov pas turneut dy-javor, në emisionin “1TV” foli për arritjet e diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndër të tjera, ministri zbuloi për publikun se pikërisht delegacioni kishte filluar spontanisht duartrokitje për anëtarësimin në NATO, në Senatin e SHBA, transmeton Portalb.mk.

“Nder të madh na bëri edhe Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo, i cili na dëshiroi mirëseardhje në prani të të gjithë aleatëve”, tha Dimitrov.

Ministri vuri në dukje se ngelin ende 18 vende që duhet ta votojnë Protokollin.

“Jam optimist se procesi do të zyrtarizohet deri në fund të vitit në Samitin e Londrës”, tha Dimitrov, ndërkaq shtoi se ka një vazhdimësi të Uashingtoni në relacion me rajonin, vizion për stabilitet, parashikueshmëri dhe mbështetje për të gjitha vendet e Ballkanit.

Ministri Dimitrov shprehu shqetësim rreth gjendjes së tensionuar të status quo-së midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Është punë e mençur që drejt Bashkimit Evropian (BE) të shkojmë duke u mbështetur dhe duke e kuptuar njëri-tjetrin, në vend se të grindemi”, komentoi ministri Dimitrov për marrëdhëniet ndërkombëtare me Serbinë, dhe shtoi se është kundër interesave tona që të kemi grindje me cilindo vend.

Sipas tij, jemi në gjendje të shkëlqyeshme, sepse kemi dalë nga dhoma e pritjes dhe jemi të uritur shumë për demokracinë evropiane.

“Në janar të këtij viti isha në vizitë bilaterale në Ankara. Ne jemi tradicionalisht shtete dhe popuj shumë të afërt. Turqia është një nga vendet e para që e njohu pavarësinë tonë. Na ka mbështetur kur kishim probleme të mëdha. Krijimi i miqësive të reja nuk do të thotë që ne duhet të neglizhojmë miqtë tanë të deritanishëm”, tha Dimitrov për raportet RMV-Turqi.

Dimitrov komentoi edhe për tejkalimin e tundimeve me Bullgarinë fqinje, e cila do të na sjellë bashkëpunim të mëtejshëm.

Ndër përfitimet e diplomacisë së mirë e theksoi marrëveshjen e nënshkruar për reduktimin fillestar, e më vonë edhe heqjen e plotë të roamingut, bashkëpunimit rajonal të organizatave rinjve jo-qeveritare, të të rinjve që do të jetë e dobishme dhe është një lloj investimi për të ardhmen, autostradën drejt Prishtinës, stacionit të trenit në hekurudhën drejt Serbisë dhe një gazsjellësi me Greqinë si projekte infrastrukturore për të cilat do të bisedohet.

LEXO: Mogerini: Do të ishte gabim madh i BE-së nëse nuk sjell vendim për nisjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në qershor

“Është një gjë e rëndësishme që për fat të keq ende s’e kemi realizuar, e kjo është e ardhmja e PSP, përmes ligjit për PSP. Për disa shtete anëtare kjo është shumë e rëndësishme, për shembull Holanda. Ata vlerësojnë se u është krijuar një kapaciteti për ndjekje të korrupsionit të lartë, dhe ka rezultate konkrete nga puna e tyre, prandaj presin që do të ketë vullnet politik për të ruajtur këtë kapacitet dhe për të ruajtur autonomi të caktuar. Ata presin që nuk do të ketë pazare politike që ai të ndiqet”, tha Dimitrov.
“Në trenin për në BE duhet të hipim duke vrapuar. Deri tani kemi qenë të mbyllur në dhomën e pritjes për shkak të kontestit për emrin dhe s’kishim mundësi të arrinim deri te platforma ku ishte treni duke pritur. Tani ai tren tashmë është vënë në lëvizje, prandaj do të duhet të vrapojmë për ta kapur atë”, tha Dimitrov.

Sipas Gjermanisë, këtë vit ne duhet të fillojmë me negociatat e aderimit. Ministri vuri në dukje se ka faktorë të jashtëm për anëtarësimin tonë, për shembull – rezultati i zgjedhjeve evropiane. Përveç Qeverisë, ai theksoi se edhe opozita ka përgjegjësi për integrimet euro-atlantike.

Klima politike në BE do të varet shumë nga zgjedhjet në Parlamentin Evropian kah fundi i majit.
Sipas ministrit, shanset për të filluar negociatat e aderimit këtë vit janë shumë të mëdha, por mbi të gjitha na duhet vendim politik për fillimin e bisedimeve të aderimit.

LEXO: Negociatat RMV-BE, KE-ja: Periudha përgatitore është e detyrueshme për çdo shtet kandidat
LEXO: Osmani: Negociatat me BE-në do të fillojnë në dhjetor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button