Osmani: Negociatat me BE-në do të fillojnë në dhjetor

Një ditë pas informacioneve inkurajuese nga burimet diplomatike për marrjen eventuale në qershor të datës për fillim të negociatave, zv.kryeministri Bujar Osmani thotë se pret që në qershor të merret vendimi kurse negociatat zyrtarisht të fillojnë në dhjetor. Këto deklarata Osmani i bëri në emisionin 360 gradë i cili do të transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat.

“Pritjet tona ose kalendari jonë optimist është që në qershor të merret vendimi, t’i jepet mandati Komisionit Evropian për të përgatitur kornizën negociuese që pastaj në dhjetor të kemi mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare ku edhe zyrtarisht fillojnë bisedimet”, deklaroi Bujar Osmani.

Gjasat janë reale që afatet e ngushta kohore mes publikimit të raportit të progresit për vendin dhe vendimit eventual për datën të rrezikojnë këtë të fundit. Osmani konfirmon se rasti më kritik është ai me Gjermaninë e cila praktikisht ka vetëm një ditë për shqyrtim të raportit në Budestag dhe marrjen e vendimit për Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button