Siljanovska: Pa demokraci nuk ka BE dhe NATO

Kandidatja për presidente e opozitares VMRO-DPMNE dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova, sonte në mitingun e mbajtur në komunën e Aerodromit në Shkup, ka kërkuar përkrahje për funksionin e presidentit, duke e theksuar rëndësinë e demokracisë në një shoqëri, pa të cilën, siç tha nuk ka as Bashkim Evropian e as NATO, përcjell Portalb.mk.

“Kuvendi duhet të jetë shkolla më prestigjioze për demokraci ku me anë të dialogut me argumente dhe me qëndrime të ndryshme të qytetarëve kërkohet konsensus për zgjidhjet më të rëndësishme. Jo me tirani të shumicës, jo me blerje të votave, jo me shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve sepse nuk i kemi autorizuar për atë, jo vet me vete, jo ashtu siç do të ju thotë lideri i partisë në pushtet, sepse kjo nuk është Kuvend dhe shkollë e demokracisë, por hapësire e uzurpuar e popullit”, theksoi Siljanovska.

Ajo potencoi se pa ndarjen e pushtetit në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor nuk mund të ekzistojë demokraci.

“Tre pushtetet duhet të kufizohen mes tyre me frena, që asnjëra të mos ngrihet, sepse nëse ngrihet njëra ndaj tjetrës, atëherë viktima do të jemi ne qytetarët, gjegjësisht liritë dhe të drejtat tona të njeriut”, theksoi Siljanovska.

Ajo mes të tjerash theksoi se kryeministri nuk e ka vendin në kampanjë zgjedhore, pasi ai duhet ta përfaqësojë shtetin dhe nuk guxon që paradite të jetë shtet, e pasdite parti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button