Pendarovski në Dibër: Përpara shkohet vetëm së bashku

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski sot në Dibër në takim me anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë, tha se më 21 prill dhe 5 maj duhet të dilet në mënyrë masive të votohet, pasi këto zgjedhje janë historike për shtetin, transmeton KOHA.

Ai tha se Qeveria aktuale i ka bërë të gjitha aktivitetet e nevojshme me qëllim që t’i zgjidh problemet me fqinjët dhe tani së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s, ndërsa bën gjithçka që t’i fillojë edhe negociatat me BE-në.

“Koncepti i ynë është të shkojmë përpara së bashku, pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare. Ligji për gjuhët është plotësimi i obligimeve ndaj Marrëveshjes së Ohrit. Iku koha kur dikush ishte pronar, e dikush qiraxhi, për këtë shkak ne dëshirojmë të shkojmë përpara dhe kjo do të thotë edhe ndalesë të migrimit masiv, i cili është i pranishëm edhe në këtë rajon”, tha Pendarovski.

Sipas tij, duhet të merret parasysh se fitorja e kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska do të thotë se edhe më tej mbetet në pushtet presidenti aktual Ivanov. Ju e dini shumë bukur, potencoi Pendarovski, deri ku na solli politika e Ivanovit.

Ai shtoi se fitorja e Mickovskit do të thotë edhe një fitore e Gruevskit.

“Republika e Maqedonisë së Veriut do të sjell ligjin për PSP, dhe para ligjit do të përgjigjen të gjithë që nuk kanë punuar sipas ligjit. Kjo nuk do të vlejë vetëm për ata nga pushteti paraprak, por edhe për këtë pushtet nëse normalisht gabon dikush. Respektimi i ligjeve është bazë në një shtet juridik”, tha Pendarovski.

Në Dibër, Pendarovski kërkoi edhe të votohet për kandidatin për kryetar të komunës nga radhët e BDI-së, Hekuran Duka, i cili e ka përkrahjen e LSDM-së.

Paraprakisht, Pendarovski ishte në Qendrën Zhupa dhe Rostushe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button