Një grua shtatzënë e ka humbur foshnjën, ndërsa dy tjera kanë abortuar për shkak të fruthit

Një grua shtatzënë e ka humbur foshnjën e saj, ndërsa dy tjera kanë kërkuar t’iu bëhet abort sepse kanë qenë të sëmura nga fruthi. Nga Klinika për gjinekologji shpjegojnë se një nga dy gratë shtatzëna është paraqitur në komisionin e shkallës parë, me kërkesë të saj, për të ndërprerë shtatzëninë për shkak të sëmundjes nga fruthi. Komisioni e ka dhënë lejen, e pas kësaj është kryer ndërprerja e shtatzënisë sipas të gjitha protokolleve, transmeton Novatv.mk, përcjell Portalb.mk. 

Në komisionin e shkallës së parë, është paraqitur edhe një paciente e cila e ka kaluar fruthin duke qenë shtatzënë. Me kërkesë të saj, është miratuar ndërprerja e shtatzënisë. E gjithë kjo ka ndodhur muajt e fundit. Pacientja e cila e ka humbur frytin, përveç fruthit kishte pasur edhe tension të lartë të gjakut, ndërsa foshnjën e ka humbur menjëherë pas pranimit në Gjinekologji.

“Në KGA- Shkup është pranuar edhe një paciente, nga rrethi i Velesit, në javën e 22 të shtatzënisë, duke pasur më parë tre lindje me prerje cezariane, i fundit 18 muaj më parë. Pacientja ka pasur më parë fryt të egzituar pas prerjes së fundit cezariane. Bëhej fjalë për paciente me mbipeshë dhe tension të lartë të gjakut. Ajo përveç fruthit kishte qenë edhe me puçrra. Pas pranimit në klinikë ka ardhur deri te aborti spontan i frytit të vdekur, pas çka është bërë revizion instrumental i mitrës. Është vepruar sipas të gjitha protokolleve për trajtim dhe izolim të pacientes, në bazë të këshillës nga infektologu dhe komisioni për infeksione intra-spitalore. Pas stabilizimit të gjendjes, pacientja është çregjistruar nga klinika jonë dhe me përcjellje është dërguar për hospitalizim dhe trajtim të mëtejshëm në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup”, thonë nga Klinika për gjinekologji.

Nga KGA sqarojnë se pacientet e infektuara me fruth, izolohen në dhomë të veçantë dhe kanë trajtim të veçantë higjienik. Pas përfundimit të intervenimit, ambientet pastrohen me mjete dezinfektues dhe bëhen me kuarc. Personeli përdor maska mbrojtëse. Nuk ka staf të infektuar nga fruthi GAK.

Duke pasur parasysh konkluzionin e sotëm të Komisionit për sëmundje infektive, për të shpallur epidemi të fruthit në tërë territorin e vendit, Klinika Universitare për gjinekologji dhe obstetri – Shkup e ka lëshuar informacionin e mëposhtëm në lidhje me aspektet perinatologjike të kësaj sëmundjeje dhe formave tjera të etheve me puçrra (variçela, rubeola).

Fruthi si sëmundje shumë infektive, njëlloj e  kërcënon edhe popullatën e grave shtatzëna në territorin në të cilin shfaqet. Rreziqet nga shpërthimi i kësaj  sëmundjeje janë më të larta në mesin e popullatë së grave shtatzëna të pa vaksinuara. Rreziqet që kanë të bëjnë me rrjedhën dhe rezultatin e shtatzënisë janë të shumëfishta. Edhe pse komuniteti shkencor nuk ka konsensus të harmonizuar, eksperiencat e deritanishme tregojnë se sëmundja shoqërohet me shkallë më të lartë të aborteve spontane, te pacientet të cilat sëmuren në fazën e hershme të shtatzënisë. Sëmundja nuk ndërlidhet me të rrezik të zmadhuar të anomalive kongjenitale, por rreziku i lindjes parakohshme te kjo pjesë e popullatës së grave shtatzëna është më i madh dhe ndërlidhet drejtpërdrejt me fazën febrile të sëmundjes.

Njëkohësisht, si pasojë e shkallës së lartë të lindjeve së parakohshme, rritet edhe shkalla e vdekshmërisë perinatale, që kushtëzohet nga shfaqja e formës kongjenitale të sëmundjes. Shfaqja e sëmundjes në periudhën e datës së pritshme për lindje, gjithashtu i rrit rreziqet sa i përket rezultatit të pafavorshëm perinatal edhe te shtatzënitë sipas termeve normale. Sa i përket rreziqeve për shëndetin e nënës, sëmundja ndërlidhet me rrezik të lartë të komplikimeve të sistemit të frymëmarrjes, në krahasim me popullatën e përgjithshme.

Megjithatë, nga KAG thonë se kjo sëmundje nuk është e vetmja e ngarkuar me rreziqe në aspektin perinatologjik. Pavarësisht rreziqeve të mësipërme që kanë të bëjnë edhe me forma tjera të etheve me puçrra, variçela (lija e dhenve) dhe rubeola ndërlidhen me rritje të rrezikut nga paraqitja e anomalive kongjenitale, gjegjësisht defekteve të lindura, ngecje intrauterine e rritjes dhe zhvillimit të frytit, që rezulton me lindje të frytit me peshe më të ulët të lindjes se sa pritet, si dhe me rrezik të zmadhuar nga vdekja fetale intrauterine.

Në rastet e pacientëve me variçelë, e cila shfaqet në datën e pritshme për lindje,  implikimet për rezultatin perinatal janë veçanërisht të rënda për shkak të ndërlidhjes së formës kongjenitale të sëmundjes me komplikime të frymëmarrjes dhe komplikime të sistemit qendror nervor, te një foshnje e porsalindur nga nënë me formë aktive të sëmundjes në momentin e lindjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button