Për arsye sigurie saldohen pusetat e sheshit në Shkup
Pusetat e sheshit të Shkupit sot do të saldohen nga ana e ekipeve të ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime”.
Nga kjo ndërmarrje publike informojnë për MIA-n se bëhet fjalë për një praktikë e cila është realizuar çdo vit ngas arsye sigurie për shkak të mbajtjes së “Maratonës së Shkupit dhe vizitës së personaliteteve VIP.
Për vizitë në Shkup më 7 maj duhet që të vijë kryetari i Kishës Katolike Romane, Papa Françesku. Një prej vendeve në të cilat do të marrë pjesë papa gjatë qëndrimit do të jetë edhe sheshi qendror në Shkup.