Është vetëvrarë djali i ish-kryetarit të Shtipit, Ilço Zahariev
Mbrëmë në shtëpinë e vikendit në Dellçevë është gjetur i vdekur Aleksander Zahariev, djali 23-vjeçar i ish-kryetarit të Shtipit, Ilço Zahariev, bën të ditur “Slloboden Peçat” nga burimet e hetimit, transmeton Portalb.mk.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme Shtip ende nuk mund ta konfirmojnë informatën, por paralajmëruar më shumë detaje për më vonë.
Nga Prokuroria Publike e Dellçevës e kanë konfirmuar rastin. Nga atje informojnë se është bërë ekspertizë dhe vdekja ka ardhur si pasojë e varjes, ndërsa në trup nuk ka gjurmë të dhunës.
Trupi është dhënë për autopsi.