Takimi Danko-Xhaferi: Procesi integrues i RMV-së duhet të vazhdojë përskaj çështjes së Brexiti

Në kuadër të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe të vendeve kandidate për anëtarësim, që mbahet në Vjenë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me Kkryetari i Këshillit Nacional të Republikës Sllovake, Andrej Danko, transmeton Portalb.mk.

Andrej Danko e përshëndeti arritjen e Marrëveshjes me Greqinë si hap të guximshëm, strategjik dhe si sinjal të qartë për bashkësinë ndërkombëtare se vendi është i gatshëm të ballafaqohet me sfida. Sa i takon zgjerimit të Bashkimit Evropian, kryetari Danko shprehu mbështetje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe potencoi se procesi duhet të vazhdojë edhe përskaj problemeve të brendshme të BE-së, siç është Brexiti.

Gjatë takimit, Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen bilaterale të hapur dhe të vazhdueshme, veçanërisht për ratifikimin e protokollit për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, gjë për të cilën javën e kaluar votoi shumicë tejet e madhe në Radën Popullore të Sllovakisë.

Kryetari Xhaferi kërkoi përkrahje nga kolegu i vet në drejtim të marrjes së datës për fillimin e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut në qershor të këtij viti, si impuls i fuqishëm për vazhdim në kursin reformues.

Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si të suksesshëm edhe bashkëpunimin në raport me krizën migrante a me qëllim të përparimit të bashkëpunimit bilateral, kryetari Xhaferi drejtoi ftesë për kolegun Danko që në periudhën e ardhshme ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button