Është lënduar Emre Can, rrezikon ndeshjen ndaj Ajaxit

Juventusi ka arritur ta fitojë derbin e Italisë në përballje me Milanin 2-1.

Zonja e Vjetër ka marrë një tre pikësh të artë, por që ka humbur mesfushorin gjerman Emre Can.

Reprezentuesi i Gjermanisë është lënduar në minutën e 25-të dhe është zëvendësuar nga bashkëkombësi i tij Sami Khedira, transmeton Telegrafi.

Can rrezikon të humb edhe ndeshjen e rëndësishme çerekfinale ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Emre Can. (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Ka qenë trajneri Massimiliano Allegri që ka folur për lëndimin e mesfushorit pas ndeshjes.

“Ka një ndrydhje të këmbës, por është një situatë pak delikate. Shpresoj që dëmtimi të jetë i lehtë, por do të shohim se si do të shkojnë gjërat deri ditën e ndeshjes”, tha Allegri.

Në rast se mungon Can, vendin e tij në formacionin titullar ndaj Ajaxit do ta zë Sami Khedira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button