Pompeo: Forca është në numra, po përgatitemi ta pranojmë Maqedoninë e Veriut si anëtare e 30 në NATO

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo konfirmoi se Departamenti i Shtetit i ka parashtruar dokumentet në Senat për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, duke folur në shënimin e 70-vjetorit të NATO-s në Uashington. Ai tha se forca qëndron në numra dhe me Maqedoninë e Veriut, aleanca do të ketë 30 anëtarë, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Forca jonë është në numra. NATO është rritur dhe tani përfshin 29 shtete. Këtë vit po përgatitemi për të mirëpritur anëtarin e 30, Maqedoninë e Veriut dhe kam  kënaqësinë të them se javën e kaluar edhe zyrtarisht i parashtruam dokumentet në Senatin amerikan për të ratifikuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

Parlamenti i Polonisë sot do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Polonia do të jetë vendi i dhjetë që e ratifikon protokollin. Vendi i parë, që e bëri këtë, ishte Greqia, pastaj Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Lituania dhe Danimarka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button