Cipras: Lajmet e rreme u përshkallëzuan me implementimin e Marrëveshjes së Prespës

Në pres konferencën në Shkup përveç për ndërtimin e urave dhe përfitimet nga përafrimi i dy vendeve, kryeministri grek Aleksis Cipras, foli edhe për problemin me lajmet rreme rreth Marrëveshjes së Prespës.
Sipas Cipras “gjatë muajve të kaluar të implementimit të marrëveshjes doli në pah problemi me lajmet e rreme“, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk. 

Gjatë muajve të kaluar derisa ishim shumë konstruktivë në në ndërtimin e marrëdhënieve jemi marrë me lajmet e rreme, sepse në Greqi, për një herë filloi të thuhet se Marrëveshja e Prespës ka shkaktuar probleme, Por ato probleme ishin shkaktuar 30 vite me radhë dhe Marrëveshja në fakt i ka hidhur problemet- tha ai.

Vetë fakti që Cipras foli për atë temë në Shkupi, e thekson seriozitetin e këtij fenomeni – në të dy vendet.

Në të vërtetë, vetëm disa ditë më parë, më 29 mars në Athinë, u mbajt edhe konferenca Greqi-Maqedoni, “Lajmet e rreme për Marrëveshjen e Prespës“ në të cilën morën pjesë gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Maqedonia, në të cilën ministri për shoqëri informative dhe administratë, Damjan Mançevski, njoftoi se madje 10 për qind e të gjithë artikujve në gjuhën maqedonase dhe shqipe për Marrëveshjen “kishin pasur për qëllim të prezantojnë informata të pasakta si fakte”

Siç ka theksuar ai, në periudhën prej 1 prill 2018 deri 15 mars 2019 janë botuar gjithsej 35.261 artikuj në gjuhën maqedonase dhe 13.995 në gjuhën shqipe. Analizat tregojnë se mesatarisht 10 % e këtyre artikujve mund të llogariten si informata qëllimi i të cilave nuk është informimi i publikut, gjegjësisht qëllimi i tyre ka qenë të prezantojnë informata të pasakta si fakte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button