Protestat në Shqipëri, PD e përzuri “policin e infiltruar” (VIDEO)

Ndërsa opozita po proteston, në turmë ka plasur dhuna.

Një person është goditur me grushte e shkelma që sipas demokratëve ishte një efektiv i policisë i infiltruar në tubim, transmeton Top Channel.

Nuk dihet identiteti i personit që për disa çaste u dhunua nga të pranishmit në tubimin para Parlamentit.

Por siç shihet nga pamja, ai ishte me kapuç në kokë dhe me bilbil, ndërkohë që protestuesit e tjerë e kanë rrethuar dhe goditur disa herë deri sa ai është larguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button