Siljanovska e filloi fushatën nga Ohri

Garë e barabartë e ideve, garë etike e programeve dhe garë kalorsiake të qëndrimeve. Kështu profesoresha, Gordana Siljanaovska Davkova, nga radhët e VMRO-DPMNE-së e paramendon fushatën për president të ri të shtetit.

Ajo tha se do të përmbahet te këto parime, nuk do të përdor sulm për personalitetin e kundërshtarit dhe do të diskutojë për problemet reale.

Kandidatja për presidente e shtetit nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë ka filluar fushatën parazgjedhore nga Ohri. Vlerësoi se është e turpshme që deri më tani shteti nuk ka pasur presidente femër, duke pasur parasysh se barazia është provë e demokracisë,transmeton TVM2.

“Nëse gjatë propozimit të gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese, guvernatorë, antarë të Këshillit të sigurisë me të vërtetë do të njihen njerëz të dijës dhe cilësisë që është dëshmi e meritokracisë, atëherë mendoj se nuk do t’i humbim, nuk do t’i përziej më të aftit, sepse ata do të besojnë se hapet një proces i ri në të cilin më të mençurit, më të mirët do të jenë në funksionet më të mira”,- deklaroi kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova.

Si përparësi personale nënvizoi përvojën personale, njohuritë në fushën e së drejtës kushtetuese dhe studimin e problemeve në ndarjen e pushtetit. Siljanovska Davkova vlerëson se e drejta e kryetarit të shtetit të vë veto në disa ligje mund të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button