Rryma mundet shumë të shtrenjtohet nëse vazhdon prodhimtaria nga qymyri

Mund të priten rritje të mëdha të rrymës nëse prodhimi i bazuar në qymyr nuk ndërrohet me prodhim nga burime tjera më ekonomike dhe ekologjike, të cilat do të ishin më të lira. Kjo është porosia kryesore e Komunitetit Evropian Energjetik që ia ka dërguar vendit tonë dhe shteteve tjera të Evropës Juglindore dhe rajonit të Detit të Zi të cilët duhet të bëhen pjesë e tregut të brendshëm energjetik të BE-së, njofton Portalb.mk.

Prej atje theksojnë se vendet e EJL-së, plus Ukraina i përkrahin kapacitetet për prodhim të rrymës nga qymyri me 2.4 miliardë euro në vjet dhe se pa ndihmën e shtetit asnjë nga termo-elektranat nuk do të punonte pa humbje.

Pa ndërrim përkatës me burime tjera të energjisë, çmimi i rrymës për amvisëri në vend do të rritej për 29%, për 23% në Kosovë, për 31% në Bosnje, ndërkaq për 37% në Mal të Zi dhe për 49% në Serbi.

Në kushte të tilla, çmimi për harxhuesit industrial në Maqedoninë e Veriut do të rritej për 34%, ndërkaq për 36% në Mal të Zi, 30% në Bosnje dhe 18% në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button