Avionët rus kanë zbarkuar në Venezuelë, indiferentë ndaj kritikave të SHBA-së

Lufta midis SHBA-së dhe Rusisë në Venezuelë, ka reflektuar edhe në betejën midis presidentit legjitim Maduro dhe kreut të opozitës të mbështetur nga amerikanët, Juan Guaido, shkruan Opinion.al.

Maduro duket se është gjithmonë e më i afërt me Moskën dhe këtë e tregon edhe shtimi i prezencës së ushtrisë dhe forcave ajrore ruse në Venezuelë. Një qëndër radari e fluturimit në Venezuelë tregoi se dy aeroplanë u larguan nga një aeroport ushtarak rus për në kryeqytetin venezuelian, Caracas.

Dy avionët ushtarakë rus u ulën në aeroportin kryesor të Venezuelës ditën e sotme. Mediat vendase raportuan se në ta gjendeshin ishin disa zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes ruse dhe 100 trupa ushtarake. Venezuela dhe Rusia kanë rreth tre muaj që bëjnë ushtrime ushtarake të përbëshkëta si në ajër ashtu edhe në tokë.

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro e quajti këtë gjest si një forcim të marrëdhënieve me Kremlinin, por nga ana tjetër u kritikua nga Uashingtoni zyrtar i cili e kritikoi Rusinë si shkelës së punëve të brendshme dhe si tentim të influencës së tij në rajon.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë dhe Ministria e Jashtme ruse, nuk i janë përgjigjur komenteve të bëra nga Uashingtoni duke qëndruar indiferentë ndajs sulmeve të përsëritura, lidhur me qëndrimin e tyre.

Administrata Trump ka vendosur sanksione dëmtuese në industrinë e naftës së Venezuelës nëpërmjet organizatës së OPEC. Këto sanksione shihen si përpjekje për të destabilizuar dhe hequr Maduron nga pushteti. Presidenti amerikan i ka bërë thirrje gjeneralëve ushtarakë që ta braktisin presidentin aktual të Venezuelës. Maduro ka denoncuar sanksionet si ndërhyrje të SHBA-së në punët e brendshme të shtetit duke fituar mbështetje diplomatike nga Rusia dhe Kina.

Kujtojmë se Venezuela gjatë muajit shkurt bllokoi një kontenier me ndihma humanitare nga Shtetet e Bashkuara në kufi me Kolumbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button