40 milionë euro për portierin shqiptar, Strakosha drejt Tottenham

Thomas Strakosha dhe pse në një moshë shumë të re, cilësohet si  një nga portierët më të mirë të Seria A, shkruan Opinion.al.

Kohët e fundit e ardhmja e Strakoshës në skuadrën e Lazios është në pikëpyetje, duke vënë në lëvizje skuadrat e interesuara për shërbimet e shqiptarit.

Sipas Il Messaggero, Thomas Strakosha është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën e njohur angleze Tottenham. Po sipas saj, Tottenham i ka ofruar një shumë parash prej 40 milionë euro Lazios për portierin shqiptar.

Për drejtuesit e skuadrës angleze, Strakosha duket si alternativa e duhur për të zëvendësuar Lloris te Tottenham.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button