Poezia “Tragjedia ime” nga poetja Rita Behadini është fituese e Mbrëmjes poetike

Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz mbrëmë, në hapësirat e Hamamit të Daut Pashës – Çarshia e Vjetër e Shkupit, e organizoi për herë të pestë Mbrëmjen poetike. Ky eveniment organizohet me rastin e Ditës ndërkombëtare të poezisë.

Në praninë e një numri të madh të publikut u recituan 15 poezitë e përzgjedhura nga ana e vetë autorëve. Juria në përbërje Mustafa Ibrahimi, albanolog, Baki Bakiu, pedagog dhe Besir Dernjani drejtor ekzekutiv i Fondacionit Albiz i vlerësuan poezitë nga aspekti i kompozimit dhe vlerës artistike. Siç tha edhe vetë profesori Mustafa Ibrahimi, kryetar i komisionit, “siç në çdo garë duhet të ketë fitues, edhe pse të gjithë ishin të mirë, duhej të përzgjidhnim më të mirët”.

Çmimi i tretë i jurisë iu nda Enis Miftarit për poezinë “Vret në mendje”, çmimi i dytë iu nda Sadebere Nuishit për poezinë “Të bëjmë jetën një kryevepër” dhe çmimi i parë, krijueses së re Rita Behadinit për poezinë “Tragjedia ime”. Po ashtu publiku gjatë kësaj Mbrëmje poetike kishte mundësinë ta vlerësojë një autor për interpretimin më të mirë, çmim i cili iu nda Berat Haxhiut për poezinë “Dy zogj”.

Fituesit e tre çmimeve të para dhe juria vlerësuese

Në këtë konkurs u paraqitën 38 poezi dhe ishte i hapur për krijuesit e moshës prej 15 deri 25 vjet, duke u mundësuar që t’i dërgojnë poezitë e tyre të rinjtë nga të gjitha trevat shqiptare. Komisioni i zgjodhi 15 poezitë të cilat u recituan gjatë Mbrëmjes poetike.

Mbrëmja poetike është pjesë e Platformës kulturore të Fondacionit Albiz, e cila ka për qëllim mbështetjen e krijuesve të ri, të cilët shkruajnë në këtë gjini letrare.

Poezinë mund ta lexoni këtu.

Ndryshe, fituesja e çmimit të parë, Rita Behadini është edhe gazetare në Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button