Maduro: Do të garantohet shpërndarja e ilaçeve në vend

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se vendit të tij po i mbahen të bllokuara me sanksione 5 miliardë dollarë të cilat do të përdoreshin në blerjen e ilaçeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me mbështetjen e Kinës në Venzuelë janë vendosur në shërbim Qendrat Robotike për Mbledhjen e Ilaçeve të cilat do të operojnë për shpërndarjen e ilaçeve në nivel kombëtar në rajonet Barinas, Lara, Aragua, Anzoatgui dhe Miranda.

Në një fjalim të mbajtur në hapjen e njërës prej qendrave në zonën Santa Teresa të rajonit Miranda ku është i përfshirë edhe kryeqyteti Caracas, presidenti Maduro tha: “Na janë bllokuar 5 miliardë dollarë të cilat duhet të përdoreshin në blerjen e ilaçeve. Qeveria po bën përpjekje të jashtëzakonshme për të ofruar shërbime mjekësore falas për venezuelianët dhe për t’u përballur me agresionin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump”.

“Falë qendrave të hapura do të garantohet shpërndarja e ilaçeve në vend”, tha Maduro duke shtuar se për sigurimin e ilaçeve nëpërmjet Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë në bashkëpunim me Kinën, Rusinë, Indinë, Iranin, Bjellorusinë dhe Turqinë.

“Ndihma humanitare? As humanitare, as ndihma. Ata përpiqen të mbysin dhe të turpërojnë një popull, por ata as nuk mund të na mbysin dhe as të na turpërojnë. Ne do të sigurojmë ilaçet e nevojshme për popullin e Venezuelës, edhe sikur të bie shi dhe rrufe. Me OBSH-në po zbatoj një plan të lartë për sigurimin, prodhimin dhe shpërndarjen e ilaçeve. Unë garantoj se imperializmi i SHBA-ve nuk mund të dëmtojë shëndetin e popullit venezuelian”, tha Maduro duke rikujtuar edhe përpjekjen e 23 shkurtit të opozitës venezueliane të mbështetur nga SHBA-ja për të futur në vend produkte “të ndihmës humanitare” nëpërmjet Kolumbisë.

Maduro gjithashtu vuri në dukje se ka urdhëruar Këshillin e Shkencës që të përgatisë protokollet e nevojshme me qëllim prodhimin vendor për produktet kryesore që importon Venezuela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button