RMV, organizatat joqeveritare kërkojnë që të marrin pjesë në përgatitjen e ligjit për Prokurori Publike

Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit kërkon transparencë në procesin e miratimit të Ligjit të ri për Prokurori Publike, pasi që sipas tyre, ky ligj është me rëndësi të veçantë për luftën kundër korrupsionit, ndërkaq me miratimin e të njëjtit duhet që të përforcohet përgjigjja institucionale ndaj praktikave korruptive, njofton Portalb.mk.

“Duke e pasur parasysh atë që organizatat qytetare nuk kanë qenë të përfshira në punën e grupeve punuese gjatë përgatitjes së propozim-ligjit për prokurori publike, kërkojmë nga Qeveria që ta tërheqë propozim-ligjin dhe të njëjtin të mos e dërgojë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu nëse me propozim-ligjin veprohen drejt bashkimit të Prokurorisë Speciale me Prokurorinë Publike, ndërkaq me atë në çfarëdo lloj mënyre rrezikohet mandati i prokurores Katica Janeva, kërkojmë që procedura për zgjedhjen e personit të parë të PSP-së, e cila duhet të mundësojë që përsëri ta zgjedh në krye të PSP-së prokuroren Janeva, të zbatohet në procedurë transparente, e cila do të mundet të ndiqet edhe nga qytetarët e interesuar nëpërmjet mediave elektronike, ashtu siç ishte procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion”, thuhet në reagim.

Në rast se propozim-ligji do të dorëzohet në Kuvend, OJQ-të, kërkojnë që kryetari i grupit punues të organizojë diskutim publik nëpërmjet trupit amë ose të zbatojë diskutim publik në kuadër të komisioneve që në Kuvend në të cilën do të ftohen përfaqësuesit e Platformës dhe personave tjerë të organizuar.

“Vendimi që në procesin e hartimit të propozim-ligjit të PSP-së të mos kyçen përfaqësuesit e sektorit civil, është jashtë praktikës së deritanishme për bashkëpunim të mirë gjatë përgatitjes së propozim-ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, por edhe bashkëpunimit në Ligjin për gjykata dhe Ligjin për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve”, thonë OJQ-të.

LEXO: Qeveria e RMV-së është e vendosur: S’ka ndryshim të propozim-Ligjit të Prokurorisë dhe të Katica Janevës

Ata gjithashtu theksojnë se në indeksin vjetor për perceptimin e korrupsionit, i vetmi zhvillim është arritur për shkak të tregimit të demokratizimit në procese, që sipas tyre, këtë herë në kësi rasti të rëndësishëm për miratimin e ligjit të PSP-së ka paraqitur hap mbrapa.

“Me propozim-ligjin e ri janë paraparë kompetenca të reja për PSP-në ,ndërkaq mënyra e zgjedhjes së prokurorit special publik dhe përgjegjësia e tij përpara Këshillit të Prokurorëve Publik, statusin e PSP-së e barazon me prokuroritë tjera dhe e përfshinë në sistemin e Prokurorisë Publike të RMV-së me çka e humb autonominë fillestare për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve”, thuhet në kumtesë.

Anëtare të platformës:

  • Metamorfozis
  • Asociacioni për Iniciativa Demokratike
  • Eurothink
  • Instituti për Demokraci “Societas Civilis”
  • Qendra Hulumtuese për Shoqëri Qytetare
  • Koalicioni për Gjykim të Drejtë
  • Konekt
  • Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar
  • Most
  • Instituti Ohri
  • Transparensi Internashionall Maqedoni
  • Transparencë Maqedoni
  • Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni
  • Forumi CSID
  • Qendra për Komunikime Qytetare
  • Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button